Aksident pranë Rinasit, makina plagos efektivin e policisë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 20:10 | Kronikë
Aksident pranë Rinasit, makina plagos efektivin e policisë

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pasi është përplasur ndërsa drejtonte motorin nga një makinë pranë kthesës së Rinasit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:20 të së dielës ku mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos