
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës pranë hyrjes së parkut të Dajtit në Tiranë, ku një makinë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit A. Ll., 33 vjeç dhe pasagjerja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)