
Një 44-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Policia, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën të fshehur në kofano një armë zjarri automatik dhe një krëhër me 30 fishekë.
Arrestimi i Artur Muka (Plakut) u krye në lagjen "1 Maji" të Fierit, pas informacioneve të marra në rrugë policore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak". (A2 Televizion)