
Një 15-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën pas një aksidenti me motor në Elbasan.
Sipas policisë, aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës.
Shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)