Aksidentet në Korçë, rrugorët apel institucioneve për sinjalistikë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 14:36 | Aktualitet
Aksidentet në Korçë, rrugorët apel institucioneve për

Në rrugët nacionale Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë janë disa njolla të zeza sa i takon numrit të aksidenteve të shkaktuara me pasoja të renda si materiale ashtu edhe në njerëz.

Përveç përgjegjësisë njerëzore, ndërprerjet e shpeshta të akseve nacionale, mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi natën, janë disa nga shkaqet që ndikojnë në këto aksidente.

Policia Rrugore ka evidentuar nyjet e rrezikshme dhe iu është drejtuar autoriteteve përgjegjëse të rrugëve për përmirësimin e sinjalistikës dhe kushteve, por jo gjithmonë ka marrë përgjigje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos