Zvarritja e SPAK, kreu i KLP ankohet tek zyrtari i DASH

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 13:09 | Aktualitet
Zvarritja e SPAK, kreu i KLP ankohet tek zyrtari i DASH

Diplomati amerikan nxit përshpejtimin e procedurave për formimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion SPAK, sipas formulës 8 + 2, që pritej të diskutohej nga këshilli mbeldhjen e së hënës. 

SHBA duket se do të ofrojë mbrojtje për prokurorët e kësaj njësie me qëllim që ata të jenë të pandikuar nga çdo lloj presioni.

KLP njoftoi se ndihmëssekretari i shtetit, Jorgan K Andrews, i caktuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, mbikqyr programet e kësaj Byroje në Europë dhe Azi, duke përfshirë edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Që prej 16 korrikut, KLP dërgoi pranë dy shkallëve të vetting-ut një listë me emrat e 15 prokurorëve të cilët duhet të ishin prioritet. Sot, 5 prej tyre nuk kanë kaluar as fazën e parë.     

https://a2news.com/2019/10/22/zv-ambasadori-koski-forcimi-i-demokracise-se-shqiperise-eshte-perparesi-e-qeverise-amerikane/

"Këshilli është në hapat e fundit për dy procese të rëndësishme: zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritja e SPAK. Po shikojmë hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë tashmë të kaluar në vetting dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK, të cilët kanë kaluar vetting-un me vendim të formës së prerë", tha Ibrahimi.

Ibrahimi mori mbështetjen e qartë të Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë takimit, kur mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e kanë të vështirë të dalin në një konkluzion për SPAK.

Jorgan K. Andrews tha: “Jemi të ndërgjegjshëm për presionin me të cilin përballet KLP dhe jemi të vendosur t'ju ofrojmë mbështetjen tonë për mbrojtjen e prokurorëve të SPAK. Keni ngritur një bazë ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, e aftë të mbajë larg korrupsionin dhe presionin e politikës mbi këto struktura. Duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend sepse tani do të keni instrumentat e duhura”.

Të hënën, KLP dështoi të vazhdojë procedurën e formimit të SPAK pas kërkesës së anëtarit Besnik Cani për shtyrjen e mbledhjes. Ndërsa mësohet se anëtarët janë thirrur të mblidhen ditën e premte.
(A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/21/agjenda-e-klp-anetaret-perplasen-per-mosnjohjen-me-rendin-e-dites/

A2 CNN Livestream

Latest Videos