Kush është zyrtari i SHBA që kërkoi ngritjen e Prokurorisë Speciale

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 19:25 | Aktualitet
Kush është zyrtari i SHBA që kërkoi ngritjen e

Kush është Jorgan K. Andrews, zyrtari i Departamentit të Shtetit që kërkoi ngritjen sa më parë të Prokurorisë Speciale? Aktualisht, Andrews mbikëqyr programet e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në Europë dhe Azi.

https://a2news.com/2019/10/22/zyrtari-amerikan-e-dime-qe-ka-presione-jemi-te-vendosur-te-mbrojme-prokuroret-e-spak/

Më herët ka qenë i angazhuar në 3 programet më të mëdha të Byrosë, në Kolumbi dhe Meksikë. Në të dyja vendet e shënjuara rëndë nga aktiviteti i bandave kriminale e karteleve të drogës, ai ka mbikëqyrur programe mbështetëse për sigurinë të qeverisë amerikane, për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike, njëkohësisht duke forcuar institucionet në sektorë të drejtësisë.

https://a2news.com/2019/10/22/zyrtari-amerikan-mbeshtetje-te-palekundur-per-spak-dhe-byrone-hetimore/?fbclid=IwAR2HZGZ9QDLx4Mm2YmkX2IcDHWghgNKdkNq4fhNMp91akhdDzsWfcvXeXug

 Ka shërbyer gjithashtu edhe në Kazakistan, Guatemala dhe Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos