Aksidenti horror në çiklizëm, 23-vjeçarit i ka mbetur vetëm një dhëmb dhe nuk flet dot

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 18:45 | Sporte të tjera

21 ditë më parë, çiklisti Fabio Jakobsen u bë lajm në të gjithë botën pas një aksidenti të tmerrshëm në Xhiron e Polonisë, të shkaktuar nga Dylan Groenewegen. Jakobsen u përplas me barrierat mbrojtëse pas shtyrjes nga kolegu i tij në sprintin final të garës.

Holandezi 23-vjeçar qëndroi disa ditë në koma, por tashmë ka dalë nga kjo gjendje dhe është dërguar në vendlindje për të vijuar me rekuperimin. Mjekët që e kuruan kanë thënë se është mrekulli fakti që ka mbijetuar pas përplasjes së fortë.

Drejtori i skuadrës së tij, Patrick Lefevre, tregoi për “VTM Nieuws” gjendjen aktuale të  Jakobsen: “Pati 130 qepje në fytyrë dhe i ka mbetur vetëm një dhëmb. Kordat vokale i ka të paralizuara dhe ka nevojë për riparim qiellze. Është diçka e tmerrshme, nuk mund ta quaj dot lajm të mirë këtë, edhe pse mjekët thonë që është me fat që është gjallë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos