Aksidenti i frikshëm “fluturues” në Poloni

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 21:30 | Bota

Ky është momenti i frikshëm i një aksident rrugor në Poloni, ku një makinë që ecte me shpejtësi të madhe hipi mbi një rrethrrotullim dhe u ngrit në ajër njësoj sikur të ishte gati për të nisur një fluturim.

Makina Suzuki Swift këputi një pemë në ajër dhe për pak goditi dhe një statujë të Papës përpara se të përplasej me disa ndërtesa në varrezën e Rabien në Lodz.

Pasi ra në tokë mjeti mori flakë dhe u shkatërrua plotësisht. Fatmirësisht drejtuesi i saj, një 41 vjeçar, arriti të mbijetojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos