Përplasen dy makina në Fier, një person përfundon në spital

Nga Çaku Tafa
30 Tetor 2026, 07:57 | Kronikë

Përplasen dy makina në Fier, një person përfundon në

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, pranë Spitalit Memorial në Fier, raporton A2CNN. 

Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Gabriel Çuni, dhe një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Alfred Sinani, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka mbetur i plagosur.

Pasagjeri që udhëtonte në automjetin tip “Audi” është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos