Tragjedi në Bosnje, rrëzohet helikopteri ushtarak italian. Vdesin 4 persona

Nga Erjon Dervishi
30 Tetor 2026, 00:00 | Bota

Katër të vdekur dhe 12 të plagosur është bilanci i viktimave si pasojë e rrëzimit të helikopterit të forcave ushtarake italiane në Bosnjë.

EUFOR tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për këtë ngjarje, shkruan A2.

Helikopteri kishte fluturuar mbi Bosnjë-Hercegovinë si pjesë e Operacionit Althea – i krijuar për të ruajtur paqen në rajon që nga marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 që shënoi fundin e Luftës së përgjakshme të Bosnjës.  

Policia e Distriktit ku ndodhi aksidenti, së bashku me zjarrfikësit dhe ambulancat kanë siguruar zonën përreth vendit të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos