
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Dumberas të Gramshit, teksa një 60-vjeçar ka ndërruar jetë.
Policia bën të ditur se shtetasi V. B. duke drejtuar automjetin bujqësor, traktor, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)