U kap me lëndë eksplozive, i riu nga Vlora mbetet në burg

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 15:28 | Kronikë
U kap me lëndë eksplozive, i riu nga Vlora mbetet në burg

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin Damjano Sejko, i cili u kap me disa armë në qytetin bregdetar.

Sipas burimeve, i riu nuk ka dhënë shpjegime para togave të zeza se ku i ka marre armët.  23-vjeçari u arrestua të premten me lëndë eksplozive dhe municion ndërsa dyshohej se ishte bërë gati për një ngjarje të rëndë kriminale.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet dhe detajet e çështjes.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos