Një ngjarje e rëndë dhe ende e pazbardhur ka ndodhur gjatë natës në Bushat të Vaut të Dejës, ku për fat të mirë edhe për shkak të orës së vonë nuk ka patur të lënduar.
Sipas forcave të rendit, rreth orës 1:40 në oborrin e zyrave të OSHEE është hedhur lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar një shpërthim që ka dëmtuar disa mjete të parkuara aty.
Hetimet policore kanë siguruar prova dhe është në proces identifikimi i autorëve, ndërkohë që mbetet mister arsyet e ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)