Aksidenti në Pogradec, dalin emrat e të plagosurve, 3 prej së njëjtës familje

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 16:22 | Kronikë
Aksidenti në Pogradec, dalin emrat e të plagosurve, 3 prej së

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përplasur 3 mjete, një prej tyre furgon. Si pasojë janë plagosur 6 persona, dy prej të cilëve të mitur.

Ndërkohë, raportohet se, dy prej personave të plagosur janë në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet e aksidentit dyshohet të jenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, si edhe shpejtësia e lartë, ku për shkak të reshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.

Ndërkohë, A2CNN ka siguruar edhe emrat e personave të plagosur nga ky aksident, të cilët janë:

Rudolf Hysenllari

Kristi Bice

Fatmir Muhaj

Nafize Hatroçi

Mynyr Hatroçi

Klodiana Hatroçi

Aksi Pogradec – Lin në është tepër problematik në kohë reshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/01/aksident-i-rende-ne-pogradec-qafe-thane-perplasen-3-automjete-6-te-plagosur/
https://youtu.be/O1kmhtzc_KQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos