Aksidenti në Tiranë, ndërron jetë 27-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 17:52 | Kronikë
Aksidenti në Tiranë, ndërron jetë 27-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:15 të së martës në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Policia bëri të ditur fillimisht se një automjet u përplas me një motor, e për pasojë drejtuesi i motorit mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, drejtuesi i motorit ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos