Gjykata lë në burg abuzuesin e 43-vjeçares me probleme mendore, pritet analiza e ADN-së për të konfirmuar atësinë e fëmijës

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 11:01 | Kronikë
Gjykata lë në burg abuzuesin e 43-vjeçares me probleme mendore,

Gjykata lë në burg 20-vjeçarin, Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me 43-vjeçaren me probleme mendore tri ditë më parë, në fshatin Miras të Devollit.

Policia arrestoi Karunin, pasi 43-vjeçarja pas vizitës në spitalin e Bilishtit rezultoi 6-muajshe shtatzënë dhe deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të. Nga informacionet bëhet me dije se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren.

Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Korçës. Ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN-së për atësinë e fëmijës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos