Aksidentohet avioni më i madh në botë në Rusi

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 22:19 | Bota

Një avion mallrash Antovov, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë në botë, doli nga pista në Rusi pas një ulje të detyruar që shkoi keq.

Mjeti ajror An-124 Ruslan, i cili mund të transportojë deri në 150 tonë mallra u nis nga aeroporti i Novosibirsk në Siberi, por menjëherë shfaqi problem duke humbur dhe kontaktin me radio zyrtarët e aeroportit.

Avioni gjigant, që kishte 14 persona në bord erdhi disa herë rrotull pistës përpara së të rrëshkiste dhe të dëmtohej rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos