
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30-ditor për Elinta Garon, një 29-vjeçare e përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve te “Kodra e Diellit” në Tiranë, 3 ditë më parë.
Gjatë kësaj kohe, do të kryhet ekspertiza auto-teknike e automjetit që ajo drejtonte. Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni.
Aksidenti ndodhi të hënën datë 15 gusht në zonën e parkut olimpik, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 4 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni, 27-vjeçaren Alkuna Telaj, dhe një fëmijë. (A2 Televizion)