Aksion model dhe realizim spektakolar në Serie A

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 15:16 | Futboll
Aksion model dhe realizim spektakolar në Serie A

Verona është kthyer në një nga ekipet më në formë në Serie A. Edhe pse shumë lojtarë u larguan nga sezoni i kaluar, mes të cilëve, Kumbulla e Rrahmani, sërish në ekip ka ende talente.

Një prej tyre është edhe Mattia Zaccagni, si edhe Faraoni. Pikërisht këta dy futbollistë i dhanë fitoren ekipit të tyre mbrëmjen e së dielës ndaj Spezia-s, duke realizuar një gol spektakolar. Pas një aksioni model, Faraoni asiston te Zaccagni, i cili realizon një kryevepër me roveshatë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/dQkdOH0PsWs?t=179

A2 CNN Livestream

Latest Videos