
Pas barazimit surprizë ndaj Eibar, Barcelona është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë me Lionel Messin në fushën e lojës, pasi argjentinasi mungoi një javë më parë për arsye dëmtimi.
Messi ishte ideator i golit të vetëm për Barcelonën në fitoren minimale 0-1 në fushën e Huesca-s, me gol të shënuar nga holandezi De Jong.
Megjithatë, pavarësisht kësaj fitoreje Barcelona është larg kreut të renditjes, ku qëndron Atletico me 10 pikë më shumë dhe me një ndeshje më pak.
Reali i Madridit mban vendin e dytë, me 8 pikë më shumë se Barça, por me një ndeshje më shumë. (A2 Televizion)