Aksion rreth shkollave, Policia e Kosovës sekuestron armë dhe drogë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 15:56 | Kosova

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë të rënda dhe mjete të tjera të paligjshme, në një operacion të zhvilluar rreth shkollave në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij plani janë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Si rezultat i këtij operacioni, të nisur që prej muajit shkurt, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte, ku si prova materiale janë konfiskuar pesë armë zjarri (pistoleta), dy armë të gjata gjysmautomatike, një sasi municioni, 40 thika të nxënësve të shkollave të mesme, 10 doreza metalike te nxënësit e shkollave të mesme, 6 mulli për bluarje të marijuanës, katër shufra metali dhe një elektro shok.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë. Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20 persona të tjerë nën dyshimin për shitje narkotikësh.

“Aksioni i policisë do të vazhdojë në shtator, kur nis procesi mësimor, me synim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla”, tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos