Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për A2, deklaron se drafti normativ për krijimin e strukturës së re operacionale, Forca e Ligjit, është antiligjor dhe se do të refuzohet nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të organizuar. Në intervistën e dhënë gazetares Anduena Llabani, Ngjela deklaron se faktori ndërkombëtar që drejton institucionet e reja të drejtësisë, nuk do të lejojë “sfumimin” e SPAK. Sipas tij, Kryeministri Rama kërkon të kapë sistemin, duke krijuar struktura paralele me qëllim zvarritjen e rasteve korruptive. (A2 Televizion)
Akti normativ OFL, Ngjela: I ngjashëm me ligjet e komunizmit
