Masakër në burgun e Meksikës, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur nga përleshjet e dhunshme

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 22:52 | Bota

Masakër në burgun e Meksikës, 10 të vdekur dhe 16 të

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përleshjeje të dhunshme në burgun El Castillo, në qytetin Mazatlán, në shtetin Sinaloa të Meksikës.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë nëntë të burgosur dhe një vizitor i mitur. Të plagosurit janë transportuar në institucionet shëndetësore për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sekretariati i Sigurisë Publike në Sinaloa bëri të ditur se forcat e sigurisë ndërhynë në burg, duke arritur të vënë situatën nën kontroll. Autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim zonën, ndërsa vizitat në institucionin e vuajtjes së dënimit janë pezulluar për arsye sigurie.

Ndërkohë, punonjësit socialë po kontaktojnë familjarët e viktimave për t’i informuar mbi ngjarjen. Sipas autoriteteve, pjesa tjetër e të burgosurve është e sigurt.

Përleshja ndodhi në shtetin Sinaloa, një rajon që prej kohësh përballet me dhunën e lidhur me përplasjet mes fraksioneve rivale të kartelit të drogës Sinaloa, një prej organizatave kriminale më të njohura në vend.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse ngjarja në burg lidhet drejtpërdrejt me konfliktet mes grupeve kriminale.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos