Aktivistët e mjedisit bllokojnë rrugën, shoferët dalin nga makinat dhe i tërheqin zvarrë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 20:04 | Bota

Disa aktivistë të mjedisit, të cilët kishin bllokuar një nga rrugët kryesore të Romës në shenjë proteste, janë larguar me forcë nga shoferët që donin të kalonin rrugën dhe të vijonin punët e tyre.

Në një video duket se si njëri prej shoferëve zbret nga makina e tij, i heq banerin nga duart protestuesve dhe një nga një, i tërheq zvarrë, duke i larguar nga rruga dhe liruar trafikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos