Forcat e armatosura të Ukrainës deklaruan se kanë shkatërruar një anije luftarake ruse në Detin e Zi me dy raketa Harpoon, duke shënuar në këtë mënyrën herën e parë që Kievi pranon goditjen e një mjeti lundrues të Rusisë me armët e marra nga Perëndimi.
Lajmi u dha nga Drejtoria e Forcave Strategjike të Ukrainës e cila publikoi informacionin në Telegram së bashku me një video të sulmit.




Sipas të dhënave, anija ruse që u mbyt në orët e para të mëngjesit po dërgonte ushtarë dhe armë në ishullin e Gjarprit.
“Harpoon” janë raketa balistike kundër anijeve që u zhvilluan fillimisht nga SHBA dhe tani prodhohen nga Boeing. SHBA ka dërguar raketa Harpoon në Ukrainë, ndërsa Britania e Madhe dhe Danimarka kanë thënë se do të konsiderojnë dërgimin e tyre. (A2 Televizion)