Aktiviteti i organizuar nga Ermal Mamaqi, Tomini: E patolerueshme, është vendosur gjobë ndaj tij dhe administratorit

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 21:36 | Aktualitet
Aktiviteti i organizuar nga Ermal Mamaqi, Tomini: E patolerueshme,

Në “Absolut 4” është diskutuar dhe videoja që bëri xhiron e rrjetit këtë fundjavë, ku shfaqej aktori i humorit Ermal Mamaqi i cili kishte organizuar një aktivitetet me qindra njerëz, të cilat janë të ndaluara në bazë të rekomandimeve të Komitetit Teknik për të parandaluar koronavirusin.

Zv/ministrja Tomini e konsideroi këtë ngjarje si të patolerueshme dhe shpjegoi se është vendosur një masë administrative ndaj organizatorit të këtij evenimenti si dhe ndaj administratorit të sallës.

“Kjo është e patolerueshme. Është marrë masë gjobëvënie kundrejt subjektit që e ka organizuar por edhe përkundrejt organizatorëve sepse edhe struktura ka një menaxher që e administron dhe nuk duhet të lejojë kapacitete të tilla pjesëmarrje, përkundrejt të gjitha kategorive dhe rregullave dhe rekomandimeve që Komiteti Teknik ka nxjerrë dhe që janë urdhra të zbatueshëm nga të gjitha strukturat përgjegjëse, duke filluar që nga salla që është marrë, organizatori”, theksoi Tomini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos