Aktores që interpreton Pamela Anderson, i duhet ndihmë që të arrijë format perfekte

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 13:16 | Showbiz

Një serial i ri do të risjellë në vëmendje martesën e trazuar të aktores Pamela Anderson dhe yllit të rockut Tommy Lee në fillim të viteve 1990.

Dyshja janë prindër të dy djemve Brandon dhe Dylan, dhe konsideroheshin një nga çiftet më të famshëm dhe të diskutuar të kohës së tyre.

Pamela Anderson do të interpretohet nga aktorja Lily James, e cila u fotografua teksa filmonte një skenë të Baywatch në Malibu.

Për rolin e saj, Lily është transformuar në bjonde dhe ka zmadhuar gjoksin në mënyrë artificiale për t’iu përshtatur formave perfekte të Anderson, ndërsa mban veshur bikinit ikonike të kuqe.

Baywatch ishte shfaqja televizive më e shikuar në botë, me një audiencë javore të vlerësuar prej 1.1 miliard shikuesish ndërsa transmetohej nga vitet 1989 në 2001.

Anderson portretizonte një nga personazhet më të dashur në seri, CJ Parker, përmes pesë sezoneve nga 1992 deri në 1997 dhe ishte e njohur më së shumti për pamjen e saj seksi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos