Nicolas Cage ka zbuluar se kur ishte fëmijë ishte i bindur që ishte alien dhe shtoi se u shokua kur kuptoi që ishte njeri si gjithë të tjerët.
Aktori i famshëm, në një intervistë për revistën “Rampstyle”, tha: “Babai më thonte që isha si alien dhe një ditë, kur shkova te doktori i shkollës për vizitë dhe zbulova që kisha organe dhe skelet si gjithë shokët e mi, u shokova. Isha i bindur që isha nga një planet tjetër”.




Cage tha se fakti që ishte i çuditshëm e bëri që të dëshironte të bëhej aktor.
“E kam pasur të vështirë të krijoj marrëdhënie me njerëzit e tjerë. U frymëzova nga David Boëie në filmin “Njeriu që zbriti në Tokë” dhe vendosa të bëhem aktor”, tha Cage, i cili edhe më parë ka tërhequr vëmendjen me deklarata të habitshme mbi jetën e tij. (A2 Televizion)