





Filmi i ri i Margot Robbie-t nis me një elefant që futet në një festë të çmendur ku konsumohet kokainë me njerëz të zhveshur.
Filmi Babylon në të cilin luan edhe Brad Pitt, Olivia Wilde e Tobey Maguire, përshkruan ekseset ekstreme të industrisë së filmit pak përpara se Kodi i vjetër Hays të ndalonte lakuriqësinë në ekran dhe marrjen e drogës.
32-vjeçarja Margot është shprehur se Babylon është edhe më i “egër” si produksion se filmi i Martin Scorsese i vitit 2013, The Wolf Of Wall Street, ku ajo bëri emër me një skenë nudo.
Australiania shprehet: Më kujtohet se isha në xhirime dhe mendoja: "Nuk do të jem kurrë më në një film kaq të çmendur si ky. Dhe pastaj u bëra pjesë e kastit të Babylon.
“Ka një sasi marramendëse shthurjeje. Një nga skenat më shqetësuese, kaotike që kam parë ndonjëherë është në këtë film dhe përfshin një luftë me një gjarpër. Unë nuk do t'ju them se kush fiton ose humbet atë luftë, por, më besoni, është e çmendur", tregon ajo më tej.
Në trailer, fansat e Brad dhe Margot mund të shohin një pjesë të shkurtër të atij momenti.
Babylon drejtohet nga Damien Chazelle, i cili realizoi edhe filmin fitues të çmimeve Whiplash në 2014 dhe “La La Land” në 2016. (A2 Televizion)