AKU, shkarkohet drejtori Agron Hetoja, emërohet Robert Lili

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 15:00 | Aktualitet

Agron Hetoja, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është shkarkuar nga detyra e tij.

Vendimi për shkarkimin e titullarit të institucionit shtetëror është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë,  me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

Robert Lili

Sipas deklaratës zyrtare, vendimi është marrë “në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend”.

Në vend të tij është emëruar Robert Lili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos