U përjashtua nga gara për Kryeprokuror, Alushaj ankimon vendimin e KLP

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 13:03 | Aktualitet
U përjashtua nga gara për Kryeprokuror, Alushaj ankimon vendimin e KLP

Lulzim Alushaj ishte i vetmi kandidat që u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për mosplotësim të kritereve në garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Ndërkohë, këtë të mërkurë, Alushaj ka ankimuar këtë vendim në Apelin Administrativë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të KLP.

Sipas KLP, Alushaj nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur të parashikuar ne nenin 148/ a pika 3 të Kushtetutës dhe ligji 97/2016 “Për organizimin e funksionimin e  Prokurorisë”.

Tashmë në garë për Kryeprokuror janë 3 kandidatë, të cilët plotësuan kushtet ligjore për të vazhduar garën: Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos