Akulli i detit Antarktik në vlerën më të ulët historike, 7% nën mesataren

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 18:05 | Lifestyle

Në korrik 2022, shtrirja e akullit të detit Antarktik arriti vlerën e tij më të ulët në 44 vjet sipas të dhënave satelitore të monitoruara. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili publikon buletinet mujore të klimës për parashikimet afatmesme të motit në emër të Komisionit Evropian, sasia është 7% nën mesataren.

Sipas këtij raporti, oqeani Jugor është prekur nga zona të mëdha të përqendrimit nën mesataren e akullit të detit, nga detet Amundsen dhe Bellingshausen deri në zonën veriore të Detit Weddell,  si dhe pjesa më e madhe e Oqeanit Indian. Shtrirja e akullit të detit Antarktik ishte 4% nën mesataren, duke u renditur i 12-ti për muajin korrik në të dhënat satelitore, shumë më poshtë vlerave minimale të korrikut të regjistruara midis viteve 2019 dhe 2021".

Globalisht, korriku i vitit 2022 është një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar, gati 0.4 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën raportuese midis 1991 dhe 2020, pak më i freskët se korriku 2019 dhe pak më i ngrohtë se korriku 2016, thotë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus, duke deklaruar se korriku "ishte i gjashti më i ngrohtë i regjistruar në Evropë; vala e të nxehtit i shtyn temperaturat në rekorde të reja lokale dhe kombëtare në zona të gjera perëndimore dhe veriore të kontinentit".

https://twitter.com/CopernicusECMWF/status/1556564175786283011

"Masat kontinentale të hemisferës veriore kryesisht zbulojnë temperatura shumë mbi mesataren, thekson shërbimi Copernicus. Temperaturat ishin nën mesataren përgjatë Oqeanit Indian perëndimor, nga Briri i Afrikës në Indinë jugore deri në pjesën më të madhe të Azisë Qendrore, si pothuajse në të gjithë Australinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos