Akulli nxjerr nga pista avionin me pasagjerë në Çikago

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 18:45 | Bota

Një avion i mbushur me pasagjerë u aksidentua ndërsa ulej në aeroportin e Çikagos, për shkak të akullit që kishte përfshirë pistën.

Avioni u ul në aeroport dhe nuk mundi të ulte shpejtësinë për shkak të ngricave të mëdha dhe doli nga pista dhe u bllokua në fushën me borë.

Ngjarja shkaktoi një panik të jashtëzakonshëm te pasagjerët e fluturimit AA4125 nga Piedmont në Çikago dhe fatmirësisht përfundoi pa të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos