
Franca tronditet nga tërmeti. Rreth orës 11: 53 një lëkundje e magnitudës 4.9 ka goditur pjesën qendrore dhe jugore të vendit, me epiqendër qytezën e Montelimar.
Lëkundjet janë ndjerë të forta në qytete si Nimes, Grenoble, Montpellier në Marsejë, por edhe në veriun e Italisë, duke gjeneruar panik në popullsinë.
Sipas autoriteteve franceze, regjistrohen për momentin 4 persona të lënduar, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Disa zona janë ende të izoluara, veçanërisht ajo e Alvernisë dhe Alpeve, ku mendohet se mund të ketë shumë godina të dëmtuara. (A2 Televizion)