Akuzat për grusht shteti, Meta thërret në takim Bashën

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 12:03 | Politikë
Akuzat për grusht shteti, Meta thërret në takim Bashën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, tha përmes një statusi në Facebook se “Presidenti Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare. Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndalur dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”.

Një ditë më parë, Meta deklaroi në një konferencë për mediat se socialistët në shumicë, po përpiqen bashkë me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të kapin sistemin e drejtësisë dhe veçanërisht Gjykatën Kushtetuese.

Pas takimit me Presidentin kreu i PD do të mbledhë në seli aleatët. Takimi do të mbahet rreth orës 13:30.

Në një postim të dytë në Facebook, zëdhënësi i Presidentit tha gjithashtu se “Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij”. Ai u shpreh edhe se do të ketë disa dekrete për “shpartallimin e grushtit të shtetit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/17/meta-dvorani-abuzoi-me-detyren-po-i-ruan-vetes-vendin-e-fundit-ne-gjykaten-kushtetuese-zero-mundesi-per-te-dhene-doreheqjen/
https://a2news.com/2020/02/17/akuzat-e-presidentit-ulsi-manja-dvorani-qendron-ne-ked-meta-te-shkoje-ne-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos