
Prokurorët në Suedi pezulluan hetimin lidhur me akuzat për përdhunim kundër themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.
Ky i fundit mohon akuzat dhe ka shmangur ekstradimin për 7 vite duke u strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej 2012-ës.
48-vjeçari u dëbua nga selia diplomatike në prill të këtij viti dhe u dënua me 50 javë burg nga drejtësia britanike për shkelje të lirisë me kusht.
Aktualisht, Assange po mbahet në burgun Belmarsh të Londrës, ndërsa është në pritje edhe të një procesi tjetër ekstradimi për në Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni e akuzon themeluesin e Wikileaks për spiunazh dhe zbulim të sekreteve shtetërore. (A2 Televizion)