Një gjykatë në Britani dënoi me 45 vjet burg 5 anëtarët e një bande që u shpall fajtore për vjedhjen disa bankomateve gjatë vitit 2018 dhe 2019.
Leëis Murkin, Philip Clarke, Ryan Wilson, Michael Cash u dënuan secili me nga 10 vjet e 8 muaj burg për grabitjen e 15 bankomateve përmes shpërthimit të tyre me gaz.
Gjithashtu u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg një 43 vjeçar, i cili siguronte mjete të vjedhura që përdoreshin gjatë grabitjes së ATM-ve.
Banda u shpall përgjegjëse për sulmin ndaj 15 makinerive që shpërndajnë para në Manchester, Yorkshire, North Wales dhe Cheshire, nga ku dyshohet se morën 430 mijë paund për një periudhë 1 vjeçare.
Përveç grabitjes ata u dënuan dhe për dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e improvizuara për grabitjen e ATM-ve. Në momentin e arrestimit atyre iu sekuestruan vetëm 58 mijë paund. (A2 Televizion)