Video dramatike vijnë nga një autostradë në Brazil, ku shfaqen disa shoferë makinash që vrapojnë për të shpëtuar jetën. E gjithë ngjarja ndodhi pas aksidentimit të një autoboti që transportonte karburant në autostradën e Caraguatatuba, zonë e frekuentuar shumë nga turistët.
Drejtuesi i autobotit humbi kontrollin e mjetit të tij dhe u përplas me murin rrethues të rrugës, më pas një sasi e madhe karburanti u derdh në rrugë dhe mori zjarr duke detyruar dhjetëra njerëz të braktisin mjetet.
Zjarri i shkaktuar nga derdhja e karburantit i mori jetën drejtuesit të autobotit dhe dogji disa mjete pranë vendit të aksidentit e shumë pemë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët të viheshin nën kontroll pas disa orësh. (A2 Televizion)