Akuzat për sulme seksuale, stilisti amerikan thyen heshtjen

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 16:45 | Showbiz
Akuzat për sulme seksuale, stilisti amerikan thyen heshtjen

Stilisti i njohur amerikan, Alexander Wang, ka thyer heshtjen dhe ka mohuar akuzat për sulme seksuale, që u bënë ndaj tij nga disa djem të ndryshëm, kryesisht modelë.

Përmes një deklarate zyrtare, stilisti i ka konsideruar akuzat krejtësisht absurd dhe grotestke.

“Gjatë ditëve të fundit, unë kam marrë akuza të pabaza false në një mënyrë groteske. Prentedimet janë përforcuar padrejtësisht nga adresat e rrjeteve sociale famëkeqe për postime të materialeve shpifëse nga burime anonime, me zero prova për kontrollin e fakteve.”

Personat që pretendojnë se janë abuzuar prej tij, kanë treguar historitë e tyre në TikTok, Instagram dhe Twitter. Mes akuzave ka pretendime se Wang i drogonte dhe i detyronte të dehen në festa ose që detyron personat transgjinor të ekspozojnë organet gjenitale.

I pari që foli publikisht kundër tij ishte modeli Owen Mooney, duke thënë se Wang e kishte prekur atë pa dëshirën e tij, në një klub nate në vitin 2017, në Nju-Jork. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos