Akuzohen për përdhunimin e një 15-vjeçareje, Prokuroria kërkon mbi 46 vite burg për 5 të rinjtë

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 09:48 | Kronikë
Akuzohen për përdhunimin e një 15-vjeçareje, Prokuroria

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg për 5 personat e vënë në akuzë për
përdhunimi e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditë. Konkluzionet
përfundimtare dhene nga prokurori Ylli Pjeternikaj, i cili ka kërkuar dënimin me
nga 15 vite burg për shtatasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ. Por duke qenë se ju është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre ju zbritet 1 e 3 e dënimit.

Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 përsonat kanë konsumuar element të vepres penale "Marrëdhenie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç.

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjarët e vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos