
"Arrest me burg" për Arlind Tabaku dhe Përparim Shurdhi. Ishte ky vendimi i dhënë nga Gjykata e shkallës së parë në Shkodër pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në kamionin me 2.6 ton marijuanë që u kap në Malin e Zi, pasi ishte kaluar kufiri shqiptar.
Arlind Tabaku është personi i cili i sipas akuzës ka gjetur magazinën shoferit të kamionit Elvis Çalik, pasi ky i fundit i ka kërkuar një magazine me qira për të lënë fruta-perimet në Lushnje. Ndërkohë, Përparim Shurdi, gjithnjë sipas akuzave, është pronari i magazinës që ia ka dhënë me qira shtetasit Elvis Çalik.
Të dy të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me drogën, ndërkohë që avokatët mbrojtës sqarojnë se prokuroria kishte zero prova për dy të dyshuarit. (A2 Televizion)