Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër - Velipojë.
Burimet bëjnë me dije se aksidenti rrugor është regjistruar në fshatin Trush, ku janë përplasur dy mjete, një autoveturë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e aksidentit. (A2 Televizion)