
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Sokol Skurën, kandidat i LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, pasi akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa është arrestuar nga policia në aksin rrugor Elbasan-Librazhd gjatë natës të së dielës.
Sipas burimeve nga policia e Elbasanit, Sokol Skura, i pesti në listën 15 emërore të LSI, për Elbasanin, është arrestuar edhe në vitin 2015, pasi në gjendje të dehur përplasi për vdekje një kalimtar.
Kodi penal parashikon dënimin nga 10 ditë deri në 3 vjet burg në rast drejtimi të mjetit në gjendje të dehur. (A2 Televizion)