
SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, të akuzuar për "korrupsion"
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar tashmë hetimet mbi akuzat, duke paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të gjyqtares dhe bashkëshortit Arben Cara, për korrupsion pasiv.
Sipas akuzave, shtetasit e pandehur Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj i kanë dhënë gjyqtares një shumë prej 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për kalim të paligjshëm të kufijve, ndryshim që më pas ndodhi efektivisht nga Apeli i Korçës. (A2 Televizion)