Akuzohet për vrasjen e 16-vjeçarit para 7 vitesh, Apeli lë në burg Kristjan Cenajn

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 15:37 | Kronikë
Akuzohet për vrasjen e 16-vjeçarit para 7 vitesh, Apeli lë

Gjykata e Apelit Tiranë kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest” me burg për Kristian Cenajn, të akuzuar se ka vrarë 7 vite më parë një adoleshent, teksa po përpiqej t’i vidhte orën dhe sende të tjera me vlerë.

Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pranohej pjesërisht kërkesa për arrestim të paligjshëm, por nuk rrëzoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Cenajn. Zyrtarisht ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Cenaj, i cili kërkonte të lihej i lirë.

Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti në aeroportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia. Zbardhja e ngjarjes u bë, sipas policisë, pasi u zbuluan eshtrat e viktimës, të identifikuar si Mariglen Gjonaj, 16-vjeçar në kohën kur është kryer krimi. I mituri ishte denoncuar si i zhdukur nga familja në vitin 2015. Policia tha se më 3 prill të këtij viti janë gjetur pranë hidrovorit në fshatin Fushëkuqe të Kurbinit eshtrat që pas analizave rezultuan se ishin të të miturit.

Pas rifillimit të hetimeve, u bë e mundur edhe identifikimi i autorit të ngjarjes, Kristian Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Kurbin. I cili u arrestua një ditë më parë. Sipas autoriteteve, Cenaj e ka vrarë adoleshentin për t’i marrë orën e markës Rolex, varësen floririt dhe se nde të tjera ai ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos