Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë Prokurorisë që akuzohet se ka qenë pjesëtar i sigurimit të shtetit, ka paditur Autoritetin e Dosjeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacionit.
Sipas Sheshit, i cili një ditë më parë mohoi kategorikisht akuzat që i bëhen dhe i quajti ato një goditje politike ndaj vetë institucionit të KLP, Autoriteti i Dosjeve ka falsifikuar dokumentet përmes të cilave aludohet se ai ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në vitin 1979.
Autoriteti i Dosjeve sqaron se janë konstatuar të dhëna kontradiktore sa i takon verifikimeve të kryera nga ky institucion dhe formularit të aplikimit në lidhje me gjeneralitetet nga Bujar Sheshi. Për rastin, një ditë më parë, edhe Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet. (A2 Televizion)