All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Akuzoi qeverinë se fshehu sëmundjen që vrau 100 milionë kafshë, miliarderi kinez dënohet me 18 vite burg

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 13:56 | Bota
Akuzoi qeverinë se fshehu sëmundjen që vrau 100 milionë
All - Paragraf - 1

Miliarderi Sun Dawu, kritik i madh i qeverisë kineze u dënua me 18 vite burg të mërkurën, i akuzuar për “nxitje sherresh dhe provokim trazirash”. Sun u arrestua në mars të këtij viti.

Kompania e tij, “Hebei Dawu Agricultural”, ka punësuar në bujqësi dhe blegtori 9000 persona, të cilët janë të përqendruar në industrinë e përpunimit të ushqimit, pularisë dhe industri të tjera. Ai është gjithashtu u famshëm sepse nuk i ka kursyer kurrë kritikat ndaj Partisë Komuniste të Kinës. Përveç burgut, ai u dënua edhe me një gjobë prej 3,11 milionë yuan, ose 480 mijë dollarë.

All - Paragraf - 3

Sun është një prej pak personave në Kinës që kanë akuzuar publikisht qeverinë se është përpjekur të mbulojë përhapjen e gripit të derrit afrikan në vitin 2019, një epidemi që vlerësohet se i ka marrë jetën më shumë se 100 milionë derrave në vend.

Dënimi i Sun vjen ndërsa qeveria ka rritur presionin ndaj sipërmarrjeve private në Kinë, të cilat nuk pranojnë të jenë nën kontrollin e qeverisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos