
Zyrtarët amerikanë të emigracionit kanë liruar përkohësisht rreth 300 persona që u arrestuan në një operacion masiv në Mississippi gjatë të mërkurës. Megjithatë ata do të mbahen nën kontroll me byzylykë elektronikë. Këto ndalime ngjallën dënimin e Demokratëve, ndërsa dolën histori se fëmijët ishin ndarë nga prindërit e tyre.
Zyrtarët amerikanë u përgjigjën ndaj këtyre polemikave duke thënë se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që fëmijët të merrnin përkujdesjen e duhur. Agjencia për Doganat dhe Emigracionin bëri më dije se ndaloi fillimisht 680 emigrantë pa dokumente në disa fabrika të Mississippit dhe i transportoi ata me autobusë për në qendrat e ndalimit.
Presidenti Donald Trump nisi një fushatë të ashpër anti-emigracion në qershor duke thënë se miliona persona ilegalë duhet të largohen nga Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)