Alarm për fruthin, bum rastesh nëpër botë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2018, 18:46 | Bota
Alarm për fruthin, bum rastesh nëpër botë

Fruthi alarmon autoritet shëndetësore nëpër botë. Në të gjithë planetin sëmundja ka vrarë 110 mijë persona në 2017-tën, 30 përqind më shumë se sa një vit më herët.

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, situata paraqitet alarmante edhe në kontinentin e vjetër ku 60 mijë persona u prekën nga virusi në2018-tën, dyfish më shumë se një vit më parë.

Situata në Europë po del jashtë kontrollit si pasojë e lëvizjes kundër vaksinave, e mbështetur edhe nga avancimi i partive populiste, sipas një hetimi të publikuar nga britanikja “The Guardian”.

Viktimat e shënuar në Europë këtë vit janë 72, dy herë më shumë se në 2017-tën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos